Policia konfiskon 40 telefonë që dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia
31.10.2023 - 15:14
Në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, Policia e Kosovës ka konfiskuar mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar nga një makinë me targa të Serbisë.
Gjatë kontrollit kufitar në automjetin e tipit “Audi” me ngjyrë hiri u gjetën 40 telefonë celularë, prej tyre: 20 iPhone 14, 10 iPhone 14 Pro dhe 10 iPhone 14 Pro Max.
Malli i konfiskuar ishte i fshehur dhe iu dorëzua Doganës për veprime tjera hetimore.
Vozitës i automjetit ishte S.E., i lindur më 1970.
Policia në njoftim thotë se Policia Kufitare – Veri ka intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren.