Personi i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë. Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon të dyshuarin për vjedhje me vlerë 31 mijë euro

Stoli ari me vlerë rreth 20 mijë euro si dhe para të gatshme, saktësisht 11 mijë euro u vodhën më 21 maj 2023 në Shirok të Suharekës.

Ngjarja po dyshohet se kishte ndodhur rreth orës 20:05 kur persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe kanë kryer vjedhjen.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka arritur që të siguroj video-incizime dhe foto të personit që dyshohet që i ka vjedhë parat.

Ndonëse, janë duke u bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar, PK ka thënë se deri tani nuk është lokalizuar vendqëndrimi i të dyshuarit.

Prandaj, në një njoftim në Facebook, PK ka thënë se me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga prokurori i shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilin do stacion tjetër policor.