Personi i kërkuar për kanosje në Prizren. Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që dyshohet se kanosi familjarin e prokurorit

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi, i cili dyshohet për një rast të kanosjes.

Sipas Policisë, kanosja ka ndodhur më 30 dhjetor 2023 në rrugën “William Walker” në Prizren.

Siç mëson KALLXO.com, në këtë rast është kanosur familjari i një prokurori të Departamentit të Krimeve të Rënda.

Me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit, Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit.

Kushdo që ka ndonjë informacion për të dyshuarin mund të lajmërohet në numrat e telefonit: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740, në stacionin policor në Prizren dhe në e-mail: [email protected].

Personi i kërkuar për kanosje në Prizren. Foto: Policia e Kosovës