Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje nga Gjakova

Policia në rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, personi i cili është në kërkim është Tush Frrokaj, 45 vjeçar nga Gjakova.

Sipas policisë, i dyshuari është në kërkim për një vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.

Qytetarët të cilët kanë informacion për vend ndodhjen e të dyshuarit mund të kontaktojnë policinë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe adresat elektronike : [email protected].