Policia jep detaje për veturën që përfundoi në lokal

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Prishtinë, ku si pasojë një veturë përfundoi në një lokal.

Sipas Policisë, sot rreth orës 15:20 në rrugën ‘UÇK’ ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të shqetësimit, si pasojë e aksidentit, Policia tha se një personit i është ofruar ndihmë, ndërsa po ashtu janë shkaktuar dëme materiale në dy lokale.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Prishtinë, vetura përfundon në lokal

www.kallxo.com