Prishtinë, vetura përfundon në lokal

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet se një veturë ka përfunduar brenda në një lokal.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur afër objektit Komunës së Prishtinës.

Sipas fotografive, shihet që në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës, ndërsa për të lënduar ende nuk dihet.