Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për therjen e 15 vjeçarit në Obiliq

Një 15 vjeçar ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një therje që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Obiliq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Borovci ka thënë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Sipas Borovcit, viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Tutje ai ka treguar se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur.