Policia jep detaje për sulmin me mjet shpërthyes në shtëpinë e Bahri Hysenit

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka konfirmuar për KALLXO.com se shtëpia e kryesuesit të Bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni, është sulmuar me mjet shpërthyes.

Sipas forcave të rendit, rasti po hetohet.

“Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve te tij dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë. Njësitet kompetente e kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes. Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore” – ka thënë për KALLXO.com, Ilmi Prekazi nga zyra për media në Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Ndërsa, vetë kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni tha për KALLXO.com se sulmi me mjet shpërthyes, janë dëmtuar dy veturat të cilat ishin në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

“Mbrëmë, diku rreth orës 01:00 pas mesnate, në shtëpinë time është hedhur një granatë dore. Ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale, një veturë e djalit është e dëmtuar, vetura ime…” – ka thënë ai.

Hyseni konfirmoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.