Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga flakët në Polac të Skenderajt

Policia ka bërë të ditur se sonte rreth orës 18:00 ka pranuar një informatë për një zjarr në një shtëpi të pabanuar në fshatin Polac të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për KALLXO.com ka thënë se zjarri është shuar nga zjarrfikësit ndërsa nuk ka të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, është raportuar për zjarr në një shtëpi të pabanuar në fshatin Polac të Skenderaj. Zjarrfiksit e kanë fikur zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.