Policia jep detaje për rastin ku një person po qëndron tash e tri orë tek penda e Liqenit të Livoçit

Policia në Gjilan e ka konfirmuar se tash e 3 orë një qytetar po qëndron tek diga e Liqenit të Livoçit dhe se negociatat me të po vazhdojnë, në mënyrë që ta bindin të largohet nga aty.

Sipas Policisë, pasi kanë pranuar informatën se një person rreth moshës 40-vjeçare ka hipur në murin e digës dhe po tenton ta lëndojë veten, janë angazhuar të gjitha njësitë e sigurisë.

“Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe  psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës” – kanë thënë nga Policia.

KALLXO.com ka raportuar më parë se një qytetarë është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit.

Ekipi i KALLXO.com po raporton prej vendit të ngjarjes.

Ekipet e sigurisë janë duke u munduar ta mbajnë situatën nën kontrolle.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, njësitë e reagimit të shpejtë, zjarrfikësit dhe po ashtu edhe dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se një person është tek diga e Livoçit, Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes