Policia vazhdon të negociojë me personin që është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit

Një person është parë duke qëndruar në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.

Ekipi i KALLXO.com po raporton prej vendit të ngjarjes.

Ka disa minuta që janë duke vazhduar negociatat në mes një zyrtari policor dhe qytetarit që KALLXO.com raportoi se është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit, në Gjilan.

Sipas informacioneve të KALLXO.com, qytetari që po qëndron mbi digë po tenton të bëjë veprime vetlënduese.

Ekipet e sigurisë janë duke u munduar ta mbajnë situatën nën kontrolle.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, njësitë e reagimit të shpejtë, zjarrfikësit dhe po ashtu edhe dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se një person është tek diga e pendës së Livoçit, Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes