Dyshohet se një person është tek diga e Livoçit, Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një person është parë duke qëndruar në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.

Ekipi i KALLXO.com po raporton prej vendit të ngjarjes..

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, njësitë e reagimit të shpejtë, zjarrfikësit dhe po ashtu edhe dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët e sigurisë janë duke biseduar me personin që po qëndron mbi digën e liqenit, pasi që po dyshohet se ai është duke tentuar të bëjmë veprime vetlënduese.