Policia jep detaje për rastin e dyshuar të vdekjes nga arma e zjarrit në Obiliq

Policia e Kosovës njofton se një person dyshohet se e ka qëlluar veten me armë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Policia njofton se njësitet relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vend të ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, siç njofton Policia, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Detaje se si ndodhi plagosja vdekjeprurëse në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq