Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Foto: BIRN

Policia jep detaje për incidentin e djeshëm në Mitrovicë

Policia njofton se është raportuar se në afërsi të shtratit mbi lumin Ibër një ekskavator që dyshohet se ishte kontraktuar nga Komuna Mitrovicë – Veri kishte filluar rrënimin e një ure/vendi për kalim të improvizuar mbi lumin Ibër.

Në shenjë pakënaqësie për rrënimin e urës ishin tubuar disa punëtor të kompanisë të cilët e kishin ndërtuar atë dhe që kishin tender për rregullimin e shtratit të lumit në pjesën veriore dhe jugore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal strukturat komunale të dy komunave dhe është arritur marrëveshje që të ndërpriten punimet, mirëpo rreth gjashtë persona të dyshuar nga masa e protestuesve burra kosovar kanë tentuar që të mos lejonin Ekskavatorin që të largohej nga ai lokacion të cilët persona i ka shpërndarë policia.

KALLXO.com ka raportuar dje për këtë incident.

Incident në Mitrovicë, serbët prishin punimet në lumin Ibër