Ibër - Mitrovicë - 17.03.2020

Incident në Mitrovicë, serbët prishin punimet në lumin Ibër

Është dashur intervenimi i forcave të rendit dhe inspektorëve komunal për të qetësuar situatën në lumin “Ibër” në Mitrovicë paraditen e sotme.

Siç merr vesh KALLXO.com, një person i nacionalitetit serb me eskavator ka filluar rrënimin e një rruge, pjesë punimeve që po bëheshin në zgjerimin e lumit.

Zgjerimi i shtratit të lumit “Ibër” në Mitrovicë është projekt i Bashkimit Evropian.

Për momentin janë pezulluar punimet në atë pjesë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës për të marr më shumë detaje, por ai ka qenë i pa qasshëm në telefon.

KALLXO.com do të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë ngjarje.