Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Tre persona të dyshuar, janë paraqitur të enjten mbrëmë, më 18.04.2024 në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Të njëjtët po dyshohen se kanë shtënë më armë zjarri në drejtim të dy veturave që kanë qenë në lëvizje.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se ngjarja ka ndodhur më 18.04.2024 në 19:20h.

“Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri” – ka thënë PK.

Tutje është shtuar se në stacion policor njëri prej tre të dyshuarve ka dorëzuar armën e tij.

Sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes.