Policia jep detaje për djegien e veturës në Fushë Kosovë

Në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë një veturë është djegur. Në një përgjigje për KALLXO.com, Policia e Kosovës thotë se në vend të ngjarjes tashmë kanë arritur edhe zjarrfikësit.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një rast në rrugën ‘Pajazit Islami’, ku një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje. Nuk ka persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

VIDEO: Digjet një veturë në Fushë Kosovë