Ilustrim

Policia jep detaje për autobusin e djegur në rrugën Kaçanik - Hani i Elezit

Në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit gjatë ditës se djeshme një autobus me 20 pasagjerë, shtetas të Serbisë, është kapluar nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit autobusi është djegur në tërësi dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, shkaqet ende janë të panjohura.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Veseli ka thënë se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, pasi që arritën që të dalin nga autobusi.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”.

Kur është përfshirë nga flakët, autobusi ka ndaluar skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë dalë jashtë.