Policia jep detaje për aksidentin në Veternik ku mbeti i vdekur një person

Një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në Veternik.

Sipas Policisë së Kosovës, dy nga të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti ndodhi të shtunën.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.