Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Policia interviston kryeinspektorin e punës për Mitrovicë

Policia e Kosovës e ka intervistuar kryeinspektorin e punës për Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazilu. Lajmi për intervistimin e dy personave është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për informim të Policisë.