Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia i merr patentën, shoferit që voziti veturën me masë mbrojtëse

Policia rajonale e Ferizajt i ka ndaluar ngasjen e automjeteve për 6 muaji dhe i ka konfiskuar automjetin një shoferi 26-vjeçar.

Policia po ashtu i ka konfiskuar edhe veturën.

Kjo për shkak se vetura e tipit “Golf” me targa vendore ka qenë nën masën mbrojtëse.

“Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka gjobitur po ashtu atë me 500 euro dhe 5 pikë negative.