Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë

Policia e Kosovës është duke kontrolluar një objekt në Mitrovicë të Veriut në të cilin janë gjetur disa produkte medicinale, të cilat nuk dihet se kujt i takojnë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha se aktualisht janë ende duke kontrolluar vendin.

“Jemi duke kontrolluar një vend ku ka produkte medicinale” – tha Elshani për KALLXO.com.

Ai tutje tha se nuk dihet ende se kujt i takojnë këto produkte.

“Jemi t`u këqyr a janë të spitalit a çka janë ato, kemi me i kontrollu tash” – tregoi zëvendësdrejtori Elshani.

Siç mësohet, vendi ku janë gjetur këto produkte është tek një objekt në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë të Veriut.