Ilustrim
Policia gjen kokainë, marihuanë e një armë tek tre të dyshuar në Obiliq
0.6 gram kokainë , 672.1 gramë marihuanë, një armë zjarri e disa gjëra të tjera janë sekuestruar dje në Obiliq nga Policia e Kosovës.
Gjësendet e sekuestruar janë gjetur në një banesë që po përdorej nga tre të dyshuar, të cilët më pas u arrestuan nga ana e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh policor, më 6 korrik, rreth orës 14:30 zyrtarët policorë kanë kryer një kontroll në banesën e të arrestuarve.
Aty, përpos kokainës, marihuanës e armës së zjarrit e modelit Zoraki 9mm me një karikator janë sekuestruar edhe para të gatshme 1 mijë e 940 euro, 4 telefona celularë, 2 peshore digjitale dhe një fletore me shënime për shitje të narkotikëve.
Policia ka thënë se marihuana e sekuestruar është gjetur në 10 paketime të formave të ndryshme të mbushura, ndërsa kokaina në 2 paketime të vogla.
Rasti është iniciuar si posedim i narkotikëve ndërsa tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit është thënë se janë dërguar në mbajtje.