Policia e Kosovës realizon operacionin “Transporti”, konfiskon gjësende ushqimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Ferizajt ka konsifkuar një sasi të konsiderushme të mallit komercail të cilat nuk kishin dokumentacion përkatës.

Të njëjtit kanë treguar se gjatë kryerjes së planit operativ të koduar me emrin “Transporti” kanë ndaluar pesë persona për të cilët hetimet kishin filluar në muajin tetor të 2021-ës.

Sipas Policisë pesë të dyshuarit pas intervisitmit janë liruar në procedur të rregullt.

Po ashtu të njëjtit kanë thënë se gjatë kryerjes së operacionit ka ndaluar për kontroll pesë automjete:

  1. Seat Alhambra,
  2. VV Sharan,
  3. Seat Alhambra,
  4. VV Sharan dhe
  5. Seat Alhambra

Ndaj të dyshuarve është inicuar rast penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Tregëti e ndaluar”.