Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës (PK), ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të kërkuar nga rajoni i Pejës.

Personi i kërkuar është:  Fatmir (Adem) MURIQI  i lindur me 08.09. 1974  në Pejë dhe i pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka theksuar se publikimin e fotos së personit e ka bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Tutje policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.