Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia e Kosovës hap konkurs për pranim të policëve nga radhët e komuniteteve

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për punësim të zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës – Veri.

Sipas njoftimit, konkursi është i hapur për të gjitha minoritetet (serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptian, kroat, malazez, maqedonas).

Në njoftim thuhet se konkursi është i hapur deri më 12 maj 2023 në ora 16:00.

Detajet më të hollësishme dhe aplikacionin mund ta gjeni KËTU.