Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia e Kosovës arreston shtetasin turk, po kontrabandonte imigrantë nga Bangladeshi

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një shtetas të Turqisë për kontrabandim me imigrantë.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë në pikën kufitare në Han të Elezit dje rreth orës 09:25.

Gjatë kontrollit të Policisë në kamionin të cilin e drejtonte i dyshuari, janë gjetur shtatë persona, imigrantë nga Bangladeshi, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.