Ilustrim

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili kërkohej nga INTERPOL-i.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se i arrestuari kërkohej nga autoritet e Shqipërisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – kultivim i bimëve narkotike.

Me vendim të prokurorit personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i”- thuhet në komunikatën e Policisë.