Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia e Ferizajt shqipton 206 gjoba brenda 24 orëve

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar masat në komunikacionin rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Për 24 orë, Policia në Feriza u ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtësve si dhe u kanë hequr pesë patentë shoferë.

Sipas njoftimit të Policisë, brenda 24 orëve të fundit, në rajonin e Ferizajt u shkaktuan gjashtë aksidente trafiku, dy me lëndime dhe katër me dëme materiale.

Prej 203 gjobave të shqiptuara, 50 ishin për tejkalim shpejtësie, 20 për përdorim të telefonit dhe 14 për drejtim të mjetit pa patentë shoferë.