Policia dhe Prokuroria në vend ngjarje ku dyshohet për mjet shpërthyes

Të gjitha njësitet relevante të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit kanë dalë në vend ngjarje në Stacionin e Autobusëve, ku është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj ka bërë të ditur për KALLXO.com se Prokuroria ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

Ulaj ka thënë për KALLXO se momentalisht nuk ka ndonjë informacion tjetër shtesë që do të mund të ndajnë me qytetarët.

Një dyshim se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është identifikuar një mjet shpërthyes ka bërë që policia të fillojë evakuimin e qytetarëve brenda këtij perimetri.

KALLXO.com nga burime brenda Policisë mëson se këta të fundit kanë pranuar një telefonatë e cila ende nuk është identifikuar nga kush.

KALLXO.com tutje ka tentuar që të konfirmoj këtë informacion por policia ende nuk ka treguar se cila është gjendja në stacion deri sa informacionet janë se qytetarët dhe disa mjete kanë filluar që të largohen nga ai lokacion.

VIDEO – Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë