Ilustrim Foto: KALLXO.com

Policia arreston tre persona për posedim të narkotikëve në Gjilan

Policia në Gjilan ka arrestuar tre persona, dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë, për posedim të narkotikëve.

Sipas policisë, me vendim të gjykatës është bastisur banesa e njërit prej të dyshuarve, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë.

Si provë materiale janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me një sasi prej 65.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe 220 euro para kesh.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.