Foto; KALLXO.com

Policia arreston tre burra të dyshuar për dhunë në familje

Gjatë ditës së enjte policia ka arrestuar tre burra nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ku viktimat kanë qenë kryesisht gra.

Të enjten rreth orës 02:00 policia arrestoi një burrë në kryeqytet pasi nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij.  Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë pati edhe një arrestim tjetër për dhunë ndaj gruas, ku një burrë dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj ish bashkëshortes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Derisa, edhe në Kaçanik policia arrestoi një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Policia potencon se si pasojë e sulmit, lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës edhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.