Ilustrim

Policia arreston një person pasi dyshohet se kërcënoi më vrasje nënën e tij

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se  kërcënoi me vrasje nënën e tij, në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj”-thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.