Policia arreston dy të dyshuar për dhunim të një gruaje në Shtime

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, njëri për dhunim të një gruaje ndërsa tjetri për ngacmim seksual nën kërcënimin e armës.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur dje në Shtime, rreth orës 03:30.

Tutje, policia sqaron se njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Tutje sipas policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.