Foto: KALLXO.com. 15.07.2022

Policia arreston dy persona, dyshohet se vodhën 180 thasë pelet

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur 180 thasë me pelet.

80 thasë më pelet janë vjedhur në Lipjan, kurse 100 thasë të tjerë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit policor 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.