Foto: Facebook/Policia e Shtetit

Polici i Kosovës arrestohet duke marrë 1,450 euro ryshfet

Një hetues i lartë i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Burime të KALLXO.com thonë se hetuesi Lavdim Osmani është kapur në flagrancë.

1,450 euro ishin paraparë t’i dorëzoheshin hetuesit Lavdim Osmani.

I njëjti është arrestuar nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, konfirmoi para pak minutash për KALLXO.com se dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të ndërmarrë sot.

Sipas zëdhënësit, njëri nga të arrestuarit është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai, sipas Bekës, është arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike arrestohet për korrupsion