Ilustrim

Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike arrestohet për korrupsion

Një hetues i lartë policor i Krimeve Ekonomike është arrestuar  në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se hetuesi i Krimeve Ekonomike i prangosur është Lavdim Osmani.

Arrestimi është kryer nga hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Hetuesi i Krimeve Ekonomike është arrestuar nën dyshimet për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte.