Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike arrestohet për korrupsion

Një hetues i lartë policor i Krimeve Ekonomike është arrestuar  në Prishtinë. KALLXO.com merr vesh se hetuesi i Krimeve Ekonomike i prangosur është Lavdim Osmani. Arrestimi është kryer nga hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Hetuesi i Krimeve Ekonomike është arrestuar nën dyshimet për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte.