Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor arreston 2 persona, njëri prej tyre polic

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar një informacion të publikuar nga KALLXO.com për arrestimin e një hetuesi të lartë të Policisë së Kosovës.

Hetuesi i lartë i Krimeve Ekonomike është arrestuar nga IPK nën dyshimet për korrupsion.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në një operacion ka arrestuar dy persona.

Njëri nga të arrestuarit është zyrtar policor.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

“Mund të ju konfirmoj se ka pasur një aksion që është zhvilluar gjatë ditës. Dy persona janë arrestuar, njëri nga ta zyrtar policor. Dyshimet për zyrtarin policor janë për veprat penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha Beka për KALLXO.com.

Ai tutje shtoi edhe se aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.