Ballina e librit 'Poetry Tree'. Foto: FSH

Poezitë e Fahredin Shehut botohen në Dubai

Poezitë e poetit kosovar, Fahredin Shehu janë botuar në antologjinë poetike, “Poetry Tree” (Pema poetike) të botuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Antologjia “Poetry Tree”, e edituar nga poeti Adel Khozam nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është një përmbledhje voluminoze e poezisë bashkëkohore botërore, ku janë përfshirë edhe poezitë e poetit Shehu.

Poeti Shehu ka thënë për KALLXO.com se antologjia është e lidhur me projektin “Dubai Expo 2020”, ku janë përfshirë poetët e shquar, ndër ta edhe të nominuar për çmimin Nobel.

Sipas tij, kjo antologji është projekti më i madh letrar që ndonjëherë është shfaqur në ndonjë panair (projekt) inovacioni.

“Tema e Antologjisë është: ‘Bashkimi i mendjeve, ndërtim i ardhmërisë’, ku përfshihen 400 poetë nga 192 shtete. Është vërtet privilegj jo vetëm për atë, por edhe për faktin se me ftesën nga Emiratet, Kosova nuk është anashkaluar dhe se poezia jonë është pjesë integrale e poezisë botërore”, ka thënë Shehu.

Ballina e librit ‘Poetry Tree’. Foto: FSH