Podujevë: Kombi busi që reklamon LDK-në i parkuar afër Qendrës së Votimit

Një kombi bus me shenjëzime të Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë i parkuar në afërsi të një Qendre të Votimit në Podujevë.

Ekipi i KALLXO.com nga Podujeva raporton se kombi që pasqyron edhe numrin e LDK-së ne fletëvotim është stacionuar afër shkollës “ sa Boletoni”ne Podujevë.

Kujtojmë se shenjëzimi i tillë afër Qendrave të Votimit është i ndaluar me Ligjin për Zgjedhje dhe rregullat zgjedhore.

BIRN dhe Internews Kosova do të monitorojë shkeljet gjatë heshtjes zgjedhore dhe do të dërgojë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.