Foto: Ilustrim

Podujevë, arrestohet për rrahje të motrës

Policia ka arrestuar në Podujevë një person, i cili dyshohet se ka goditur motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:15.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.