Foto: REL

Podujevë, akuzohej se vodhi rrymë në vlerë 604 euro, dënohet me 100 euro me kusht

Gjykata e Podujevës ka zhvilluar një proces gjyqësor interesant.

I pandehuri është dënuar me para, por shuma e dënimit është disa herë më e vogël se shuma e dëmit të shkaktuar.

Në fillim të janarit në këtë Gjykatë është mbajtur procesi ndaj Rr.F. Ai akuzohej se në vitin 2019 kishte vjedhur rrymë.

Dëmi që KEDS e kishte llogaritur nga kjo vjedhje ishte 604 euro.

Në fund, Gjykata arriti në konstatimin se personi  për këtë dëm duhet të dënohet me një dënim prej 100 eurosh, i cili do jetë i kushtëzuar.

Sipas Gjykatës, nëse brenda një viti Rr.F. nuk kryen vepër të re penale ai nuk do e paguajë as shumën 100 euro.

Sipas Ligjit, personi edhe pse nuk është dënuar më shumë ai do obligohet të paguajë shumën e energjisë së vjedhur.

Kjo mund të ndodhë nëse KEDS vendos ta padisë në procedurë civile personin për të kërkuar kompensimin e dëmit.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike dënohet sipas ligjeve në fuqi. KEDS ka një linjë të veçantë për raportimin e keqpërdorimeve.