Foto: KALLXO.com

Plagoset një person në një lokal në Doganaj të Kaçanikut

Një person është plagosur sot pasdite në një lokal në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Njësitet tona janë në vendin e ngjarjes, po presim informata shtesë nga aty”, tha Shabani.