Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Plagos veten me armë zjarri, përfundon në QKUK

Në fshatin Stanovc të Poshtëm të Vushtrrisë, një burrë ka plagosur veten aksidentalisht.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një revole, dy karikatorë dhe një fishek.

I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.