Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Pesë persona përfshihen në rrahje, njëri nga ta theret me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, pas një mosmarrëveshje, pesë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje dhe njëri nga ta është therur me thikë kurse dy të tjerë janë lënduar.

“Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lentime” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit që u lënduan kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, policia njoftoi se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.