Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Përleshje mes dy grupeve në Pejë, ka të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar, nga një përleshje në mes dy grupeve që ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Një i dyshuar është arrestuar, ndërsa një tjetër gjendet ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në Pejë.