
Ilustrim
Përleshje fizike e me thikë në Xërxë të Rahovecit, arrestohen pesë të dyshuar
18.8.2023 - 13:27
Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ata janë përleshur fizikisht dhe me thikë me tre persona duke u shkaktuar atyre lëndime.
Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit pas intervistimit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:40 në fshatin Xërxë të Rahovecit.