Përfundon seanca, Nagip Krasniqi nxirret i prangosur nga Gjykata - FOTO

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nagip Krasniqi, drejtorit të KEK-ut i arrestur gjatë ditës së djeshme.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka bërë kërkesë që të caktohet masa e paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit, kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pas arrestimit të tij të mërkurën, nën dyshimin se i  njëjti ka kryer tri vepra penale.

Arrestimi i Krasniqit është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”- thuhet në njoftim.