Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe një punëtori në Komoran

Një punëtori dhe një shtëpi janë përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 20:30 në Komoran.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:30, është raportuar se në Komoran, dy objekte (një punëtori dhe një shtëpi) janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin” – tha ajo.

Zëdhënësja tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.